12.4 C
Prizren
E diel, 26 Tetor, 2025

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt të sezonit të pestë të podcastit “Flasim”, Rama tha se duke u marrë me skulpturën, i ka bërë padrejtësi familjes.

Sipas tij, kjo e bën që mos të shpenzojë mjaftueshëm kohë me bashkëshorten dhe djalin e tij Zaho.

“E diela është një moment tranzicioni nga java në javë në kuptimin që përpiqem ta ul pak ritmin marramendës të javës së mëparshme, por jo të shkëputem, por ta rimendoj javën e mëparshmen, ti kaloj me veten time gjërat ca është bërë, si është bërë, ca nuk është bërë mirë, ku është bërë një gabimin, i bëj një analizë javës dhe përgatitem për javën tjetër dhe ndërkohë mund të ketë brenda edhe aktivitet.

Me kujtohet fjala e Papa Françeskut, kur i thash kur e takova, unë dua të të ftoj në Shqipëri se folëm për gjyshen katolike, se gjyshja do rrotullohej në varr po mos ta bëja ftesën, i bëra dhe një kërkesë tjetër, më tha s’ka problem.

Kurse për këtë më tha duhet ta dish që unë jam i dërguari i Zotit në tokë, por unë s’kam asnjë fuqi për axhendën time, s’të premtoj dot. Nuk jam Papa, por përgjithësisht në këtë punë, nuk është se e kanë shumë në dorë veten në kuptimin se çfarë do bëjnë të dielën, mund ta bësh njëherë që të thuash stop nuk dua asgjë, ja edhe dy herë, por janë shumë të diela. Sot duhet të nisem për Riad ku më ka ftuar princi i kurorës, një mik. Edhe atje zhvillohet një aktivitet vjetor dhe tha duhet të vish patjetër kështu që duhet të nisem për Riad.

Lirinë që e kam në atë hapësirë e kaloj duke i bërë një padrejtësi Lindës dhe Zahos dhe dy të mëdhenjve që janë viktima të drejtpërdrejtë të kësaj pune që paguajnë kosto të patregueshme, sepse nuk rri mjaftueshëm por shkëputem sa mundem dhe shkoj në studio të shpella e dules për të punuar se në fakt atë e kam pjesë të punës.

Unë kur merrem me skulpturë, jam duke menduar dhe duke bërë atë analizën e javës dhe bëhet shumë më qetë ashtu. Natyra e punës bëj unë si artis është e tillë që është shumë spontane. Ulem vizatoj në zyrë ose gjatë bisedave dhe telefonatave dhe unë jam komplet i përqendruar tek biseda ndërkohë që dora ka punën e vet.

E njëjta gjë edhe në studio e di që do bëj skulpturë, është një gjë që krijohet nga duart dhe dytë ndërkohë që mendja punon”, tha Rama./dritare.net

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kitaristi legjendar, Eric Clapton njofton turin muzikor në Gjermani

Kitaristi legjendar,  Eric Clapton ka njoftuar se do të performojë në tre koncerte në Gjermani. Turneu do të nisë në Manheim më 13 maj, duke...

Rruga “Marin Barleti” në Prizren po rijetësohet me karakter historik

Punimet restauruese në rrugën “Marin Barleti”, në Qendrën Historike të Prizrenit, po afrohen drejt përfundimit, raporton PrizrenPress. Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS),...

Lajmet e Fundit