10.2 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Komuna e Dragashit hap konkurs për ndarjen e bursave për studentët

Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Dragashit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e komunës që ndjekin studimet në universitetet publike të Republikës së Kosovës për vitin akademik 2025/2026.

Sipas njoftimit zyrtar, të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e rregullt që janë banorë të Komunës së Dragashit, pa dallime etnike, gjinore apo fetare, përjashtuar studentët e nivelit pasuniversitar – master dhe doktoraturë.

Express Kredi nga BiCredit

Bursat komunale ndahen për studentët e nivelit themelor (bachelor) të regjistruar në universitetet publike të Kosovës, të cilët nuk janë përfitues të bursave nga Ministria e Arsimit apo universitetet. Studentët duhet të mos jenë në vitin e parë apo në vitin e fundit të studimeve (absolventë) dhe të mos kenë përsëritur vitin akademik.

Në kuadër të kritereve të veçanta, përparësi u jepet studentëve me nota të larta mesatare, atyre që janë pjesë e familjeve me asistencë sociale, që studiojnë në lëndë deficitare, që vijnë nga familje të dëshmorëve apo veteranëve, si dhe studentëve pa prindër apo me nevoja të veçanta.

Aplikimet do të jenë të hapura për 15 ditë, nga 27 tetori deri më 10 nëntor 2025, ndërsa formularët mund të merren dhe dorëzohen në zyrat e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe në objektin e DKRS-së në Dragash, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 15:00.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Shuma e bursës do të përcaktohet në varësi të numrit të përfituesve, ndërsa përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga një komision i posaçëm në kuadër të DKA-së. Pas miratimit të listës përfundimtare nga kryetari i komunës, studentët përfitues do të nënshkruajnë kontratë individuale për shfrytëzimin e bursës.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Arpagjik’t të ndaluar për grafitin “UÇK” në Mal të Zi, Bashkimi kërkon lirimin e tyre

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka reaguar pas ndalimit të tifozëve të tij, Arpagjik’t, në Mal të Zi, raporton PrizrenPress. Sipas klubit, ata janë ndaluar...

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Sipas njoftimit, ky...

Lajmet e Fundit