Ndalohet sasi e fillerëve në pikën kufitare të Vërmicës

Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme produktesh farmaceutike të pa deklaruara.

Mallrat, që përfshijnë fillerë për botoks, janë gjetur të fshehura në një çantë shpine brenda një automjeti të transportit të udhëtarëve, pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Express Kredi nga BiCredit

“Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, ku pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me produkte farmaceutike, më saktësisht fillerë për botoks, për të cilat pala nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës.

Mallrat në fjalë janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, me qëllim të mbrojtjes së tregut vendor dhe shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit