13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë të Prizren Classical Fest në Shtëpinë e Kulturës. Festivali premton dy netë të mbushura me emocione, elegancë dhe interpretime të veçanta nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke ofruar një përvojë unike për dashamirësit e muzikës klasike, raporton PrizrenPress.

Në këtë edicion të parë do të performojnë Zana Abazi-Ramadani, soprano me përvojë ndërkombëtare, e cila do të mahnisë publikun me zërin e saj të fuqishëm dhe emocionet e thella, dhe Valton Beqiri, pianist i njohur shqiptar, që sjell mjeshtëri dhe ndjeshmëri në çdo interpretim. Festivali do të prezantojë gjithashtu Kuintetin Frymor, i përbërë nga pesë instrumentistë – obo, fagot, flaut, klarinet dhe korno – me një repertor të rafinuar të muzikës klasike, dhe Guitar Duo Elvis & Gjulian Bytyqi, me performanca të veçanta për dy kitarë, që krijojnë një atmosferë të veçantë muzikore.

Organizatorët theksojnë se festivali përfaqëson një mundësi për ta bërë muzikën klasike të qasshme për të gjithë: “Një qytet me shpirt, një festival që shënon fillimin e një rrugëtimi të ri artistik”. Kjo është një ftesë për të përjetuar harmoninë, pasionin dhe profesionalizmin e artit klasik në një ambient kulturor të ngrohtë dhe mikpritës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ndeshja Drini i Bardhë – Deçani ndërpritet për shkak të motit të keq

Ndeshja ndërmjet Drinit të Bardhë dhe Deçanit është ndërprerë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, të cilat e bënë të pamundur vazhdimin e...

Komuna e Prizrenit vazhdon ndërhyrjet pas vërshimeve në qytet dhe rrethina

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet. Për të përmirësuar...

Lajmet e Fundit