Vëmendja e madhe sot në Prizren: Derbi i të pamposhturve Bashkimi – Sigal Prishtina

Sot, gjithë vëmendja e basketbollit kosovar është në Prizren, ku në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i madh i javës së katërt në ProCredit Superligë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, prej orës 17:00, raporton PrizrenPress.

Të dy skuadrat kanë hyrë fuqishëm në këtë edicion, me nga tri fitore në tri ndeshjet e para, duke e bërë këtë sfidë një përballje të vërtetë të të pamposhturve. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

Bashkimi këtë sezon po përfaqëson Kosovën në FIBA Europe Cup, ndërsa Sigal Prishtina garon në Ligën ENBL, çka e bën këtë duel edhe më tërheqës për sportdashësit. Historiku i ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave është i mbushur me emocione, rivalitet dhe spektakël — e njëjtë pritet të ndodhë edhe sonte në Prizren./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit