9.1 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Smajl Latifi: Le të mobilizohemi për fitoren që na pret dhe të bëhemi gati për projektet e mëdha

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe fushatë të qetë në ditët e mbetura deri më 9 nëntor, kur pritet të mbahet votimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Latifi ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të jetë pranë qytetarëve për të shpalosur programin e tij qeverisës.

“Të dashur qytetarë të Rahovecit, mbështetës e bashkëpunëtorë. Jemi gjashtë ditë larg 9 nëntorit, kur do të votojmë për të përcaktuar modelin e qeverisjes për katër vitet e ardhshme. Duke ju falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen që më motivon të vazhdoj me punë e përkushtim për komunën tonë, unë do të jem para jush dhe me ju në këto ditë, për t’u përgjigjur pyetjeve tuaja, për të dhënë sqarime për planet e mia dhe për të shtjelluar hollësisht programin tim qeverisës. Le t’u japim frymë qytetarie dhe kulture ditëve të mbetura të fushatës, duke biseduar për të ardhmen tonë pa ngarkesa e pa paragjykime. Tubimet tona nisin sonte në Krushë të Madhe, në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malësori”, në orën 19:00, ku unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ta shpalosim programin qeverisës para qytetarëve. Le të mobilizohemi për fitoren që na pret dhe të bëhemi gati, edhe më shumë, për punët e shumta dhe projektet e mëdha që kemi para vetes për t’i bërë realitet, e që përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Rahovecit. Faleminderit për përkrahjen dhe bashkëpunimin me përkushtim për komunën tonë!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që...

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit