9.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Prizreni në rrezik nga ujërat e zeza

Ndotja masive e tyre në qytetin e Prizrenit është shndërruar në shqetësim serioz edhe për njohësit e fushës.

Sipas Endrit Meleqit, përfaqësues i organizatës “EC Ma Ndryshe”, ndotja e madhe që po i bëhet ujërave të Prizrenit është duke shkatërruar biodiversitetin, raporton Kiks Kosova.

E shkaktari kryesor i kësaj, sipas tij është shkarkimi i ujërave të zeza.

Sa i përket deponisë rajonale të mbeturinave në Landovicë, Meleqi flet për një hulumtim që kanë realizuar pikërisht për këtë deponi dhe ankesat e banorëve rreth saj.

Sipas këtij hulumtimi, më shumë se 97% e të anketuarve kanë përjetuar erë të rëndë dhe ndotje ajri, 89% kanë hasur rrezik për shëndetin publik dhe prani të kafshëve endacake, ndërsa 86% prej tyre kanë shqetësime për ndotjen e ujërave.

Përveç ndotjes së lumenjve nga shkarkimi i ujërave të zeza, Meleqi liston edhe operatorët ekonomikë si fajtorë për ndotje të tyre.

Njohësi i mjedisit tha për emisionin që Drini i Bardhë është ndër më të rrezikuarit si pasojë e ujërave të zeza.

Impiantet sipas Meleqit do të ishin zgjidhje e duhur, por që fatkeqësisht në Prizren është vetëm një dhe ai mbulon vetëm 35 % të banorëve.

Meleqi lut institucionet që të marrin masa të menjëhershme sepse vetëm kështu, ky problem do të minimizohej./Klankosova.tv

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të...

Balotazhi i hipokrizisë

Në prag të balotazhit të 9 nëntorit po ndodhin aleanca, të cilat vetëm disa javë më parë do të dukeshin absurde. Partitë, të cilat...

Lajmet e Fundit