-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Nesër i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Lumni Lushaj

Pas ndarjes së papritur nga jeta në një aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, veprimtari dhe humanisti i njohur Lumni Lushaj do të përcillet për në banesën e fundit nesër, më 20 nëntor 2025, në vendlindjen e tij, Gjonaj të Hasit.

Lushaj ishte një figurë e shquar e komunitetit shqiptar në diasporë dhe kontribuues i palodhur për çështjen kombëtare.

Ai ishte pjesëmarrës aktiv në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës, vijoi angazhimin e tij në organizata humanitare dhe kulturore.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, miqve dhe bashkëkombësve që e njohën nga afër. Ceremonia e nesërme pritet të jetë një dëshmi e respektit dhe mirënjohjes për jetën dhe veprën e tij.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sipas këtij programi:
• 11:00 – Homazhet në Qendrën e Kulturës “Reshat Çoçaj”, në Gjonaj
• 13:00 – Mbledhja komemorative me pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe përfaqësuesve institucionalë
• 14:00 – Varrimi në varrezat e fshatit Gjonaj

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në...

Prizreni, nikoqir i Kupës të Ligës së Parë te meshkujt dhe Kupës te femrat

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar zyrtarisht organizimin e dy ngjarjeve të mëdha në qytetin e Prizrenit, Final 8 –...

Lajmet e Fundit