Shkrimtarët Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani kujtohen përmes pullave postare

 

Rifat Kukaj u lind më 25 tetor 1938 në Tërstenik të Drenasit. Arsimin fillor e të mesëm i kreu në Drenicë dhe studimet e larta në Prishtinë. Punoi si mësues e drejtor në vendlindje, ndërsa nga viti 1963 u vendos në Prishtinë, ku punoi në Radio dhe në “Rilindja”. Ai ishte ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë për fëmijë, por edhe poet, skenarist, dramaturg e përkthyes.

Përmes vargjeve të poezive të tij, të mbushura me ndjenja të thella, pasqyruese të realiteteve dhe sfidave të jetës, ai ka arritur të shprehë jo vetëm dhimbjen e individit, por edhe dashurinë për atdheun dhe për jetën.

Ymer Elshani u lind më 14 qershor 1948 në Korroticë të Ulët të Drenasit. Pasi mbaroi shkollimin fillor në vendlindje dhe në Komoran, kreu Shkollën Normale, Fakultetin Filozofik dhe Magjistraturën në Prishtinë. Punoi një kohë si arsimtar i gjuhës shqipe në Komoran, më pas profesor e më tej drejtor në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas. Krahas punës zhvilloi krijimtarinë si poet, prozator dhe kritik letrar.

Është autor i dhjetëra librave me poezi, tregime dhe romane, ndër të cilat një pjesë e konsiderueshme i kushtohet fëmijëve.

Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, Ymer Elshani së bashku me familje bie martir. Ndërkaq pas luftës, 11 vëllime të mbetura në dorëshkrim, i botoi e bija e vetme e mbijetuar nga familja, Teuta Elshani./

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit