10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Hoxhaj kërkon mbështetjen e Greqisë dhe Sllovakisë në integrimin evropian

Hoxhaj-VenizelosMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite që po zhvillon në Bruksel, është takuar me zëvendëskryeministrin, ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, i cili kryeson Presidencën e Greqisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin, ministër i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Laj?ák.

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj i ka informuar homologun grek dhe atë sllovak për progresin e brendshëm në Kosovë dhe reformat e ndërmarra për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ai i ka falënderuar të dy ministrat për mbështetjen e dhënë në hapjen e negociatave për Kosovën sa i takon MSA-së, si dhe ka theksuar se gjatë këtij viti duhet të ndodhë përafrimi i kësaj marrëveshjeje. “Për Kosovën është ndër hapat më vendimtarë për integrimin evropian dhe është fillimi i ndërtimit të një relacioni kontraktual ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka kërkuar mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë bisedës, Hoxhaj i ka informuar dy homologët evropianë në detaje edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy shtete të pavarur dhe sovrane.

Hoxhaj-LajcakAi ka theksuar domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjeve si dhe për rolin që mund ta ketë BE-ja dhe shtetet tjera anëtare sa i takon relacioneve të plota ndërmjet dy shteteve.

Kryesuesi i Presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, Evangelos Venizelos, si dhe zëvendëskryeministri sllovak, Miroslav Laj?ák, kanë shprehur mbështetjen e vendeve të tyre për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke e bërë të qartë se Kosova duhet të llogarisë në përkrahjen e fuqishme të këtyre dy shteteve.

Venizelos dhe Laj?ák e kanë vlerësuar dialogun si një ndër arritjet më të mëdha të Kosovës dhe të rajonit dhe se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka pas ndikim përtej dy vendeve, duke i shërbyer klimës në rajon. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Hodaj kritikon standardet e dyfishta brenda LDK-së

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar me kritika ndaj disa strukturave të partisë, duke i cilësuar si...

Lajmet e Fundit