11.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Zjarr në një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi deklaroi se zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi. Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai për Klankosova.tv

Ai theksoi se bazuar në deklaratën e viktimës,  dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.

“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, theksoi zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit./ Klankosova.tv.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si...

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Lajmet e Fundit