Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë “Laureatët 2025”, të organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, ku janë shpërblyer më të mirët e garave që zhvillohen gjatë gjithë vitit në këtë regjion.
Me këtë rast, Ademi ka vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në shërbim të futbollit, duke theksuar se ceremonia ishte e mbushur me emocione, krenari dhe respekt për kontributin e dhënë nga të gjithë akterët e sportit.
Ai ka nënvizuar se Prizreni edhe një herë dëshmoi se është një vatër e vërtetë e futbollit, qytet që jeton me sportin dhe që vazhdimisht nxjerr talente të reja. Sipas tij, fëmijët dhe të rinjtë e shpërblyer sot përfaqësojnë të ardhmen dhe shpresën e futbollit kosovar.
“Urime të gjithë laureatëve për sukseset e arritura. Le t’ju shërbejnë këto çmime si motiv shtesë për të punuar edhe më fort dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja”, ka shkruar Ademi.
Në fund, presidenti i FFK-së u ka uruar të gjithë pjesëmarrësve shumë suksese në vitin 2026, me sa më shumë fitore, përparim dhe momente krenarie për Prizrenin dhe futbollin e Kosovës.
Kryetari i LRF-së, Mirsad Çollaku, foli për rrugëtimin dhe sakrificat e futbollit kosovar nga pavarësimi e deri te sukseset e mëdha të Kombëtares sonë, duke shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit ndër vite – nga i ndjeri Agim Bytyqi, legjenda Fadil Vokrri, e deri te udhëheqja aktuale me Presidentin Agim Ademi./PP/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
