Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Randobrava të Prizrenit, pas një mosmarrëveshjeje mes dy fqinjëve.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 janar 2026, rreth orës 17:45, kur pas një konflikti verbal mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur fqinjën e tij, raporton PrizrenPress.
Pas identifikimit të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit përgjegjës është realizuar bastisja e shtëpisë së tij.
“Gjatë bastisjes janë hasur dhe sekuestruar një revole me dy karikator me 30 fishekë, një pushkë gjuetie pa fishekë dhe një pushkë luftarake me një karikator pa fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në mbajtje policore.
Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “Kanosje”.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e paligjshëm të armëve./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
