13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe zgjedhjes së strukturës udhëheqëse për mandatin e ri.

Takimi u hap nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Remzi Bajselmani, i cili përshëndeti të pranishmit dhe sqaroi rëndësinë e funksionalizimit të Këshillit të Prindërve si organ përfaqësues i prindërve në nivel komunal.

“Këshilli i Prindërve ka rol të rëndësishëm në bashkëpunimin shkollë–prind–komunë dhe në mbështetjen e procesit edukativo-arsimor”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pas miratimit të rendit të ditës, u procedua me pikën kryesore të takimit – zgjedhjen e strukturës udhëheqëse të Këshillit të Prindërve. Procesi i zgjedhjes u zhvillua në mënyrë demokratike dhe transparente, me propozime nga të pranishmit dhe votim të hapur.

Pas përfundimit të procesit të votimit, u zgjodh kjo përbërje e Këshillit të Prindërve në nivel komunal: Shpëtim Selimi u zgjodh kryetar, Valmir Fetiu nënkryetar i parë, Shpresa Bytyqi nënkryetare e dytë, Arsim Gashi sekretar, ndërsa anëtarë u zgjodhën Leonora Berisha, Ismet Zyba dhe Drizana Elshani.

“Të zgjedhurit falënderuan për besimin e dhënë dhe u zotuan për bashkëpunim të ngushtë me shkollat, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe prindërit, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsim”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas të njëjtit njoftim, takimi u përmbyll me konkluzionin se Këshilli i Prindërve do të jetë aktiv dhe funksional në adresimin e çështjeve me interes për nxënësit dhe prindërit në nivel komunal./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit