Vajzat e Kosovës shënojnë fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajza U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar.

Të martën paradite, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hendbollistet kosovare mposhtën Bullgarinë me rezultat 20:17, duke regjistruar një fitore të rëndësishme dhe inkurajuese në këtë garë ndërkombëtare.

Vajzat e Kosovës e nisën ndeshjen më mirë dhe dominuan në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultat 7:4. Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më e fortë dhe më e baraspeshuar, ku Bullgaria arriti ta fitojë këtë pjesë me rezultat 8:7.

Megjithatë, në pjesën e tretë dhe të fundit, përfaqësuesja e Kosovës tregoi qetësi dhe organizim të mirë në lojë, duke qenë vazhdimisht në epërsi. Me aksione të rrjedhshme dhe mbrojtje të sigurt, vajzat tona arritën ta ruajnë avantazhin dhe ta mbyllin ndeshjen me fitore.

Kjo fitore pritet të shërbejë si motivim i madh për Kombëtaren e Kosovës për paraqitje edhe më të mira në vazhdim të Kampionatit Mesdhetar./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit