Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, drejtori i shërbimeve publike në Prizren, Islam Ukimeri, njoftoi se qyteti është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë, por deri më tani nuk ka raporte për dëme materiale apo lëndime.
Ai bëri apel që qytetarët të mos bëjnë panik dhe theksoi se lëkundjet ishin të forta por shumë të shkurtra.
Ukimeri gjithashtu shtoi se institucionet janë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe po monitorojnë situatën me kujdes.
“Sipas të dhënave paraprake Prizreni është goditur nga një tërmet 4.8 ballësh dhe deri më tani nuk ka dëme materiale apo lëndime në njerëz. Bëjmë apel që qytetrët të mos bëjnë panik. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta, por shumë të shkurtërra”, tha Ukimeraj.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
