Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të cilën ka diskutuar për organizimin e marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”.

Ky marsh do të mbahet më 17 shkurt, në orën 14:00, në Prishtinë, raporton PrizrenPress.

“Mbështesim fuqishëm këtë iniciativë dhe besojmë në drejtësi të paanshme për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Kjo është një kauzë që tejkalon përkatësitë partiake dhe lidhet me ruajtjen e vlerave kombëtare dhe dinjitetit të luftës çlirimtare”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka ftuar qytetarët që në Ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës t’i bashkohen marshit në Prishtinë.

“Ndaj, ju ftoj që t’i bashkoheni marshit në Prishtinë, për ta dhënë mesazhin e unitetit dhe respektit për historinë tonë. Liria ka emër!”, apelon Totaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit