KBF Bashkimi ka triumfuar sërish në Kupën e Kosovës te femrat, duke konfirmuar dominimin në basketbollin kosovar.
Në një super finale të zhvilluar në Prizren, vashat e Bashkimit mposhtin Pejën 03 me shifrat 70:61. Ndeshja u vendos në periodën e tretë, e cila përfundoi 11:22 në favor të portokallezinjve, ndërsa në dhjetëminutëshin e fundit kampionet ruajtën epërsinë për të siguruar fitoren me nëntë pikë dallim, raporton PrizrenPress.

Trofeun e Kupës e ndanë Kryetari i Federata e Basketbollit e Kosovës, Arben Fetahu, dhe zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, për kapitenen Aulona Muhadri.
MVP e Kupës u shpall Alexis Mead, e cila realizoi 28 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime në finale. Çmimi iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Medaljet e arta i ndanë Teuta Abdullahu dhe Ajlin Shishko, ndërsa ato të argjendta Adriatik Rraci dhe Granit Rugova. Gjithashtu, me mirënjohje u nderuan gjyqtarët e finales dhe vëzhguesja Vlora Braha, ndërsa mirënjohjet i ndau Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija.
Bashkimi vazhdon të mbetet simbol i suksesit në basketbollin e femrave në Kosovë./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/