2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Dragashi shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me seancë solemne dhe homazhe

Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në sallën e Kuvendit të Komunal të Dragashit u mbajt Seancë Solemne, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ekzekutivit dhe legjislativit lokal, familjarëve të dëshmorëve, përfaqësuesve të OVL e UÇK-së“, institucioneve arsimore, fetare e të sigurisë, si dhe qytetarëve të shumtë.

Seanca nisi me intonimin e himnit shtetëror e kombëtar dhe me një minutë heshtje në nderim të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në fjalën e tij, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Dragashit, Resul Fetahu, uroi qytetarët për këtë përvjetor, duke theksuar se 18-vjetori i Pavarësisë është një ditë e veçantë, ku me respekt dhe mirënjohje përulemi para kontributit të atyre që mundësuan lirinë që sot e gëzojmë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, theksoi se kjo ditë na bashkon si qytetarë dhe na kujton arritjet, sakrificat dhe punën e brezave që luftuan për lirinë dhe pavarësinë.

Me nga një fjalë rasti u drejtuan edhe nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, sekretari i OVL-së së UÇK-së, Salih Shala, si dhe përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, Ymridin Gërdellaj. Në fund, kryetari Xheladini e nderoi me mirënjohje kryetarin e OVL-së së UÇK-së në Dragash, Emri Neshati.

Seanca solemne u pasua me homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, si dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit turk Husein Kutlu.

Agjenda e aktiviteteve për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë u përmbyll me program artistik në Shtëpinë e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj“./PrizrenPresss.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Lajmet e Fundit