Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej akseve më të rëndësishme në Prizren.
Sipas njoftimit të komunës, ky segment rrugor lidh disa lagje të qytetit, lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe shkurton distancat e lëvizjes për qytetarët.
“Në kuadër të investimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës ‘Xhemë Gostivari’, një nga akset më të rëndësishme të Prizrenit, segment ky rrugor që lidh disa lagje të qytetit, lehtëson qarkullimin dhe shkurton distancat e lëvizjes për qytetarët”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
