9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Në Epopenë e UÇK-së, Malisheva nderon dhe vlerëson sakrificën e familjes Jashari

Sot në Komunën e Malishevës, me aktivitete të ndryshme zyrtare, ka filluar shënimi i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, duke dëshmuar kështu nderimin dhe respektin për sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Fillimisht është mbajtur një mbledhje solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”, ku kanë mbajtur fjalë rasti kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj, si dhe përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Malishevë, Feriz Krasniqi.

“Sot jemi mbledhur për të shënuar dhe për të nderuar një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të shenjta të historisë sonë kombëtare, Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 5, 6 dhe 7 Marsi janë ditë që nuk i përkasin vetëm historisë, por jetojnë në ndërgjegjen dhe krenarinë e çdo shqiptari. Janë ditët kur në Prekaz u dëshmua para gjithë botës se një popull që lufton për liri nuk mund të mposhtet kurrë. Shteti i Kosovës nuk është dhuratë, por rezultat i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe flijimi, i ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve dhe idealin e lirisë. Detyra jonë sot është që ta ndërtojmë Kosovën çdo ditë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë, si mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

“5, 6 dhe 7 Marsi i vitit 1998 ishin ditë të qëndresës, të sakrificës, të krenarisë dhe të lavdisë. Ne sot kujtojmë lindjen e një epoke të re në historinë tonë dhe kjo datë për ne është amanet për forcimin e shtetit. Prandaj ne përulemi dhe nderojmë kontributin dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj.

Ndërsa përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Feriz Krasniqi, në fjalën e tij tha se: “Qëndresa e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe lagjes Jashari, për tri ditë pandërprerë, ishte ngjarja më e lavdishme dhe më krenare në historinë tonë. Ishte kushtrim për luftë. Këtij kushtrimi më së miri iu përgjigj Malisheva me rrethinë, me mbi 2500 luftëtarë dhe me dy brigada. Këtu ishte shtabi i përgjithshëm, këtu u dëgjua zëri i parë i lirisë dhe këtu u zhvilluan edhe bisedimet me diplomacinë ndërkombëtare”.

Folësit në këtë mbledhje u shprehën të bindur se manifestimi i “Epopesë së UÇK-së” këtë mars është i fundit që shënohet pa krerët e UÇK-së dhe besojnë fuqishëm se ata do të lirohen së shpejti dhe do të kthehen që manifestimet e tjera t’i festojnë së bashku me qytetarët.

Më pas janë bërë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz.

Aktivitetet për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa do të përmbyllen më 7 mars me ndezjen e zjarreve në kompleksin “Kodra e UÇK-së” në Ngucat./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj reagon kundër ligjit për Inspektoratin Qendror: Centralizimi dobëson komunat dhe largon shtetin nga qytetari

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj ligjit të miratuar për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, përmes të cilit kompetencat e...

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Lajmet e Fundit