Mbi 2 mijë m² hapësira të transformuara në Spitalin e Prizrenit brenda 5 muajve

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë transformuar mbi 2,000 metra katrorë hapësira gjatë pesë muajve të fundit, si pjesë e përmirësimit të kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Drejtori i spitalit, Osman Hajdari, bëri të ditur se bëhet fjalë për një punë intensive dhe të përkushtuar që synon përmirësimin e trajtimit për pacientët dhe krijimin e kushteve më të mira të punës për profesionistët shëndetësorë.

“5 muaj punë – mbi 2,000 m² hapësira të transformuara në Spitalin e Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ – Prizren. Një punë intensive dhe e përkushtuar për të përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës për profesionistët tanë shëndetësorë. Investimet në shëndetësi janë investime në jetën e qytetarëve tanë. Ky është vetëm fillimi i një transformimi më të madh për spitalin tonë. Ndryshimi ndërtohet me punë”, ka njoftuar Hajdari.

Sipas tij, këto investime janë pjesë e përpjekjeve për modernizimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit