Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ku i dyshuari është ndaluar nga njësitë policore teksa po lëvizte në këmbë.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Gjatë kontrollit trupor, atij i janë gjetur gjashtë qese me marihuanë me peshë rreth 7.97 gramë, dy qese me kokainë me peshë rreth 0.30 gramë, si dhe një thikë me ngjyrë të zezë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit për Krime të Rënda është kryer edhe kontroll në banesën e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë shtesë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.Hetimet për rastin janë në vazhdim./Sinjali
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
