Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.
Në mesazhin e tij, ai theksoi se pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe solidariteti gjatë Ramazanit, kjo festë duhet të shërbejë si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.
“Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, kam kënaqësinë dhe nderin që në emrin tim dhe të institucionit që përfaqësoj, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja, kudo që ndodheni – në vendlindje apo në mërgatë. Pas një muaji të shenjtë të përkushtimit, sakrificës dhe solidaritetit, uroj që agjërimi juaj, lutjet dhe namazi të jenë pranuar, dhe që kjo festë t’ju gjejë me shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja”, ka thënë Xheladini.
Ai shtoi se kjo festë përcjell vlera të rëndësishme njerëzore dhe shoqërore.
“Fitër Bajrami na kujton vlerat më të larta njerëzore – dashurinë, mëshirën dhe ndihmën për njëri-tjetrin. Le të shërbejë kjo festë si një moment reflektimi dhe afrimi mes nesh, për një të ardhme më të mirë për komunën tonë. Gëzuar Fitër Bajramin!”, u shpreh kryetari i Dragashit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
