Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 2-të me golin e Daniel Tette, pas asistimit të Enhar Cakolli, raporton PrizrenPress.
Në pjesën e dytë, Tette u shfaq sërish vendimtar duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 50-të, duke vulosur fitoren e Dinamos.
Pas kësaj xhiroje, gara për kreun e tabelës mbetet shumë e fortë. Vushtrria kryeson me 54 pikë, e ndjekur nga Dinamo me 53 pikë, ndërsa Liria renditet në vendin e tretë me 49 pikë. Pas tyre vijnë Feronikeli 74 dhe Vëllaznimi me nga 48 pikë.
Ndërkohë, Prizreni mbetet në fund të tabelës me 13 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
