Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore para finales së “play-off”-it ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri.
Dardanët u stërvitën me intensitet dhe përkushtim maksimal, duke reflektuar fokus dhe vendosmëri për këtë përballje vendimtare ku synohet një rezultat historik në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, raporton PrizrenPress.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët zhvilluan ushtrimet taktike të planifikuara, duke demonstruar gatishmëri të lartë fizike dhe psikologjike.
Atmosfera në kampin e Kosovës mbetet pozitive, ndërsa besimi për një paraqitje dinjitoze është i lartë. Mbështetja e tifozëve pritet të jetë një shtysë e rëndësishme në këtë ndeshje vendimtare./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
