Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit: Plagë e hapur që kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues institucionalë, kanë përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Burimit, një ndër ngjarjet më të dhimbshme të historisë së fundit në këtë trevë.

Me këtë rast, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil, duke nderuar viktimat e pafajshme të masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbosllave në fshatin Burim, gjatë luftës së fundit në mars të vitit 1999 në Kosovo.

Kryetari Kastrati theksoi se kjo masakër mbetet një plagë e hapur për familjet e viktimave dhe për mbarë shoqërinë, ndërsa drejtësia për krimet e kryera vazhdon të mbetet një kërkesë e pandërprerë.

“Përkujtimi i këtyre ngjarjeve është detyrim moral dhe kombëtar, në mënyrë që të mos harrohet kurrë e kaluara dhe të ndërtohet një e ardhme mbi vlerat e lirisë dhe paqes”, u shpreh ai gjatë ceremonisë përkujtimore.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, përfaqësues të institucioneve lokale, përfshirë kryesuesin e Kuvendit, Fatmir Ademaj, komandantin e stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta si Metush Kryeziu, si dhe shumë qytetarë.

Masakra e Burimit mbetet një ndër ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë, duke rikujtuar çmimin e lartë të lirisë dhe nevojën për një kujtesë të vazhdueshme historike./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit