Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së.
Në këtë takim, përveç asambleisteve të kuvendit, morën pjesë edhe shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Arijeta Skeraj, drejtoreshat komunale Liridona Misinaj dhe Raisa Shabani, si dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Kozmaqi Piraj, të cilat pritet të jenë pjesë aktive e aktiviteteve të grupit.
Gjatë takimit u zgjodhën edhe strukturat drejtuese të Grupit. Kryetare u emërua asambleistja nga radhët e LDK-së, Xhylferie Bahtijari Beqiri, ndërsa nënkryetare u zgjodh asambleistja nga LVV, Afrore Vejseli.
Po ashtu, u vlerësuan aktivitetet dhe angazhimet e deritanishme të Grupit, nën udhëheqjen e ish-kryetares Suada Bajrami, e cila e drejtoi këtë grup për dy mandate, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje.
Grupi i Grave Asambleiste shprehu gjithashtu mirënjohje për kryetarin e Komunës, Bexhet Xheladini, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave dhe aktiviteteve të tyre./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
