Këto komente ai i bëri në programin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Berisha theksoi se kjo ditë shërben si moment reflektimi dhe angazhimi për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar.

“Dita Botërore e Shëndetit thekson edhe fuqinë e bashkëpunimit shkencor, ngritjen e vetëdijes për shëndetin dhe në kuadër të planetit ne duhet të kemi kujdes edhe shëndetin e njerëzve edhe të kafshëve edhe të bimëve”, deklaroi Berisha.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Ai shtoi se mesazhi kryesor i këtij viti është që vendimet në shëndetësi të bazohen në shkencë.

“Motoja e këtij viti është së bashku për shëndetin qëndrojmë me shkencën, që çdo gjë që ndërmerret nga profesionistët shëndetësorë duhet të jetë e dëshmuar në shkencë për një veprim të mëtutjeshëm të kujdesit për shëndetin e qytetarit në përgjithësi”, u shpreh ai.

Një nga çështjet kyçe të reformës, sipas Berishës, mbetet përzgjedhja e mjekut familjar, e cila lidhet drejtpërdrejt me implementimin e sigurimeve shëndetësore.

“Do të vij një moment ku Ministria e Shëndetësisë do të ketë një afat, ku secili pacient do ta ketë patjetër përzgjedhjen e mjekut, përndryshe se merr shërbimin sepse do të digjitalizohet ajo pjesë e komunikimit. Pra, përzgjedhja e mjekut do të jetë më patjetër, pasi në momentin që futet në implementim Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor, barra financiare e pacientit që nuk e ka zgjedhur mjekun familjar bie në xhepin e tij”, tha ai.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Ai paralajmëroi gjithashtu avancim në dixhitalizimin e sistemit shëndetësor.

“Unë jam shumë optimist që pjesa e kujdesit parësor shëndetësor në plotëni do të kryhet si dixhitalizim brenda verës së këtij vitit dhe kjo temë do të jetë e mbyllur. D të ketë me siguri një garë prej mjekëve që deri në 2 mijë banorë ta përzgjedhin, sepse do të ketë edhe nxitje prej Ministrisë së Shëndetësisë, që ata që e kryejnë do të kenë edhe financim shtesë për këtë punë”, deklaroi Berisha.

Zëvendësministri pranoi se sistemi shëndetësor ka sfida, por theksoi se ka pasur progres të dukshëm në vitet e fundit, sidomos në aspektin financiar dhe furnizimin me barna.

Ai tha se në të kaluarën buxheti për paga në SHKSKUK ka qenë rreth 40 milionë euro.

“Sot e kemi më shumë se dyfishin vetëm për paga në shërbimin spitalor të Kosovës. Furnizimi me produktet medikamentoze, në shërbim të trajtimit të shëndetit të pacienteve me protokollet më të reja, ka raste që e tejkalojmë edhe regjionin në aspektin e kujdesit të shëndetit publik. Mos të harrojmë që është viti i tretë që ne më nuk e dëgjojmë më furnizimin e insulinës si problem dhe me produktet e sëmundjeve të rralla”, tha ai.

Megjithatë, ai bëri thirrje për përmirësim të komunikimit dhe empatisë nga ana e stafit shëndetësor.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Prej mjekëve, infermierëve, të gjithë ata që punojnë në sektorin shëndetësor… ta theksojnë atë empati në raport me pacientin edhe komunikim sa më real dhe sa më të shëndoshë, sa më të sinqertë”, u shpreh Berisha.

Sa i përket sigurimeve shëndetësore dhe paralajmërimeve se duhet pesë vjet kohë për zbatim të këtij ligji, ai theksoi se procesi kërkon kohë dhe zbatim gradual, por se nuk mund të jepet një afat.

Sipas tij nëse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor kalon në lexim të parë dhe të dytë në Kuvend gjatë këtij muaji, atëherë vendoset data kur fillon zbatimi.

“Gjithçka fillon me pakon bazë të shërbimeve, por nuk ka një afat sepse është një proces dinamik i cili mund të ndryshojë gjatë rrugës”, tha Berisha.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren