Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 89:83.

Triumfi në Suharekë erdhi pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund, ku “Vreshtarët” treguan karakter dhe vendosmëri në momentet kyçe për të siguruar mbijetesën në Superligë.

Pas këtij suksesi, ka reaguar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili e cilësoi këtë arritje si një moment të rëndësishëm për qytetin.

“Çfarë nate! Çfarë emocioni! KB Rahoveci 029, me një fitore pas vazhdimeve ndaj Golden Eagle Ylli, me rezultat 89 me 83, shkroi një kapitull krenarie për qytetin tonë dhe vulosi qëndrimin në SUPERLIGË, aty ku i takon. Ky ekip nuk njeh dorëzim. Ky ekip lufton, beson dhe fiton edhe atëherë kur duket e pamundur. Si kryetar i Komunës, ju siguroj: Rahoveci është dhe do të mbetet përkrah jush, fuqishëm dhe pa rezervë! Urime, KB Rahoveci 029! Urime, Vreshtarë!”, ka shkruar Latifi.

Me këtë fitore, Rahoveci 029 mbyll sezonin me sukses, duke siguruar vazhdimësinë në elitën e basketbollit kosovar edhe për një vit tjetër./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit