Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku përballen Bashkimi dhe Peja 03, raporton PrizrenPress.
Seria aktuale është e barabartë 1:1, pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në palestrën “Karagaçi” në Pejë, duke e bërë këtë sfidë edhe më vendimtare për rrjedhën e finales.

Ndeshja e tretë luhet sot me fillim nga ora 16:00, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe përkrahje e madhe nga tifozët vendas.
Të dyja skuadrat hyjnë në këtë takim me motiv të lartë, pasi fitorja do t’i japë një avantazh të rëndësishëm në garën për titullin kampion./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
