Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor më 3 prill 2026.
Më 10 prill i njëjti u miratua në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës.
Megjithëse një ligj të tillë Kosova e ka që nga 2014-ta, në praktikë sigurimi shëndetësor asnjëherë nuk u realizua.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, profesori i politikave shëndetësore, Liridon Bllaca, thotë se Kosova është vonuar me këtë sistem, megjithëse tani sheh mundësi se do të jetësohet në praktikë.
Bllaca vlerëson se funksionalizimi i plotë në praktikë i sigurimit shëndetësor do të zgjasë deri në pesë vjet, teksa sqaron se sa do të paguajnë qytetarët për të marrë shërbime shëndetësore.
“Ligji parasheh që shtatë për qind e të hyrave tona mujore të merren për sigurim shëndetësor, dhe kur shkon për të marrë shërbime shëndetësore, mjafton të japësh numrin personal, nuk do të dëgjojmë më infermierët të na thonë ‘dilni, blijeni në barnatore këtë ilaç për ta marrë terapinë’”.

Shuma prej shtatë për qind ndahet në dy pjesë: 3.5 për qind e kontributeve për sigurim shëndetësor paguhen nga punëtori, dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi.
Kjo përqindje, sipas Bllacës, do të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht dallimeve në pagë që mund të kenë. Ai vlerëson se ajo nuk do të jetë e mjaftueshme si shumë, pasi ka shumë shërbime që janë më të kushtueshme.
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Të liruar nga pagesa për sigurime shëndetësore do të jenë personat që bëjnë pjesë në skema sociale, derisa shërbimet shëndetësore do t’i marrin njësoj të gjithë qytetarët, edhe në institucione publike, edhe në ato private.
“Të gjitha shërbimet bazike që ofrohen në institucione publike do të mbulohen nga sigurimi shëndetësor, por në rast se ka ndonjë shërbim që nuk ofrohet në sektorin publik, qytetarët mund të shkojnë ta marrin atë shërbim edhe në ndonjë institucion privat”, thotë Bllaca.
Deri në funksionimin e plotë të sigurimeve shëndetësore, ai tregon se qytetarët do të paguajnë për disa muaj, para se të nisin t’i marrin shërbimet shëndetësore. Kjo, sipas tij, bëhet për të mbushur fondin e sigurimeve.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
Për rastet e qytetarëve që kanë një sigurim shëndetësor privat, Bllaca sqaron se ata do të mund të zgjedhin nëse duan ta mbajnë atë, apo ta marrin këtë shtetëror.
Sipas Bllacës, vonesa për pothuajse 12 vjet e realizimit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, që prej miratimit të ligjit të parë në vitin 2014, ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit politik ndër vite./REL/
Marketing
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit