Gola: Sakrifica e Lubizhdës, dëshmi e pashlyeshme e lirisë së Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të rëndësishme të historisë së luftës për liri.

Ai theksoi se Lubizhda, me 41 martirë dhe 14 dëshmorë, ndau fatin e shumë vendbanimeve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999, duke dëshmuar qëndresën dhe guximin e popullit shqiptar.

“Me 41 martirë dhe 14 dëshmorë, Lubizhda ndau fatin me pjesën tjetër të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999, duke dëshmuar qëndresën dhe guximin e popullit shqiptar përballë regjimit kriminal të Serbisë”, tha Gola në postimin e tij, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, këto sakrifica përbëjnë një dëshmi të pashlyeshme të çmimit të lirisë dhe një obligim të përhershëm për ruajtjen e kujtesës historike.

“Këto sakrifica të mëdha mbeten një dëshmi e pashlyeshme e çmimit të lirisë dhe një thirrje e përhershme për ta ruajtur kujtesën historike me dinjitet e përgjegjësi”, ka thënë ai.

Në fund të postimit, Gola shtoi: “Lavdi të gjithë atyre që ranë për t’u ngritur në panteonin e kombit tonë!”/PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit