17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare.

Përmes një reagimi prekës në rrjetet sociale, të raportuar nga Vox, Bakaj ka shpjeguar se ky vendim vjen si pasojë e “lodhjes shpirtërore” dhe mungesës së mbështetjes financiare në vendin tonë.

Ai theksoi se besnikëria ndaj identitetit kombëtar dhe refuzimi për të ndryshuar imazhin e tij patriotik për kontrata të huaja, i kanë mbyllur shumë dyer në arenën ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij lamtumirës në Instagram, Bakaj hodhi dritë mbi vështirësitë e sportistëve shqiptarë karshi kolegëve në SHBA apo Angli.

“Jam 26 vjeç, në moshën më të mirë për boks, por shpirti im është i lodhur, nuk mundem më. Më duhet ta pranoj, kam lindur në vendin e gabuar,” u shpreh ai me keqardhje.

Boksieri gjithashtu kritikoi mungesën e sponsorizimeve dhe pengesat që i janë bërë gjatë karrierës, duke përfunduar:

“I imi ka qenë faji që u prezantova si patriot me zemër… promotorët e huaj më thoshin ‘mos hyr në ring i veshur kështu, mos fol shqip'”.

Më Shumë

Aksidentohet rëndë një cisternë e naftës në dalje të Prizrenit – pamje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme, në dalje të Prizrenit Një cisternë e naftës ka përfunduar...

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Lajmet e Fundit