Ndërron jetë nëna e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së tij.

“Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë e dashamirët se sot, më 18 prill në mëngjes, nana u nda nga jeta”, ka shkruar ai, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se humbja e nënës është një nga momentet më të vështira në jetë.

“Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë!”, ka shtuar Totaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më 19 prill, në orën 13:00. Xhenazja do të falet në Xhaminë e Terzimahallës, afër gjimnazit.

Ndërsa e pamja do të mbahet për tri ditë, nga 20 deri më 22 prill, nga ora 09:00 deri në 16:00, në Hotel “Theranda”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit