8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Boksieri Shqipjon Hoti viziton Rahovecin, nderohet për sukseset në boksin profesionist

Boksieri profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hoti, ka vizituar Rahovecin, ku është pritur nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili e ka nderuar për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi, Latifi ka vlerësuar lart arritjet e Hotit në boksin profesionist, duke theksuar se ai po përfaqëson denjësisht sportin shqiptar jashtë vendit.

“Pata kënaqësinë të pres boksierin profesionist nga Ratkoci, Shqipjon Hotin, i cili po ndërton një karrierë të suksesshme në Zvicër”, ka deklaruar Latifi, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, Hoti ka fituar tre tituj kampioni të Zvicrës në kategorinë Cruiserweight dhe ka një rekord të pastër prej 10 fitoreve në po aq ndeshje.

“Aktualisht i renditur në vendin e 103-të në botë dhe i pari në Zvicër në kategorinë e tij, ai është një nga emrat më premtues të boksit profesionist”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, kryetari i Rahovecit i ka ndarë boksierit mirënjohje me motivacionin: “Për sukseset kulmore të arritura në arenën ndërkombëtare në boksin profesionist dhe për afirmimin e sportit shqiptar në botë”.

Hoti e ka nisur karrierën në boks që në moshën 7-vjeçare, duke u dalluar për përkushtim dhe disiplinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Lajmet e Fundit