Në Rahovec mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, një nismë që synon forcimin e angazhimit për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues institucionalë, organizata partnere, drejtorë shkollash, OJQ, qytetarë dhe zyrtarë komunalë. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, Daut Beqiri, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë konferencës u prezantua rrugëtimi i projektit dhe rezultatet e arritura në terren. Sipas komunës, ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i gjashtë gropave septike në gjashtë vendbanime, investim që ka ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

“Ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i 6 gropave septike në 6 vendbanime, një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët”, njofton Komuna e Rahovecit.

Një tjetër arritje e projektit është edhe digjitalizimi i raportimit të ndotjes, duke mundësuar që qytetarët të raportojnë rastet e ndotjes përmes aplikacionit “Be Clean, Be Green”.

“Qytetarët tani mund të raportojnë ndotjen e mjedisit përmes aplikacionit ‘Be Clean, Be Green’”, thuhet në njoftim.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA II dhe vlerësohet si shembull i bashkëpunimit institucional dhe përkushtimit për rezultate të qëndrueshme në mbrojtjen e mjedisit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit