Policia në Prizren hap dyert për nxënësit, ligjërohet për sigurinë në trafik

Stacioni Policor Prizren-Veri ka mirëpritur sot një grup nxënësish nga një kolegj i qytetit, në kuadër të aktiviteteve edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë në trafik.

Në këtë vizitë morën pjesë 47 nxënës, të shoqëruar nga dy mësuese, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me punën dhe angazhimet e Policisë së Kosovës.

“Gjatë vizitës, nxënësit u informuan mbi rregullat e trafikut dhe rëndësinë e respektimit të tyre për sigurinë e përgjithshme. Po ashtu, u mbajt një prezantim mbi temën ‘Siguria në trafik’, duke theksuar rolin e edukimit të hershëm në parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e kulturës së qarkullimit të sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve për sigurinë rrugore, afrimin e tyre me institucionet e rendit dhe nxitjen e respektimit të rregullave të trafikut që nga mosha e hershme.

“Policia e Kosovës vlerëson bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe do të vazhdojë të organizojë aktivitete të ngjashme për edukimin e gjeneratave të reja mbi sigurinë në trafik”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Lajmet e Fundit