“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe frymëzuese kushtuar jetës dhe sakrificave të gjyshes së saj.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ftesë të redaktorit të librit, Fikret Ramaj, duke sjellë para publikut një histori që pasqyron vlera, përkushtim dhe trashëgimi familjare.

Siç thuhet në njoftimin e DKRS në Prizren, “me këtë rast, në emër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nda një mirënjohje për autoren, si shenjë vlerësimi për kontributin e saj në jetën kulturore dhe letrare”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit