11.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e nënshkrimeve nga kandidatët është nga 4 maji deri më 7 maj 2026, ndërsa të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e Qendrës, raporton PrizrenPress.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet përkatëse, përfshirë deklaratën e kandidaturës, kopjen e letërnjoftimit, kartelën e anëtarësisë dhe listën me nënshkrime, si dhe të pajisen me kriteret për vlerësimin e tyre. Dokumentet mund të merren në zyrën e Lëvizjes në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e nënshkrimeve nga kandidatet/ët është nga data 04.05.2026 deri më datë 07.05.2026.

Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, secili anëtar i Qendrës ka të drejtë të kandidojë për deputet. Kandidatët fillimisht duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë këto dokumente:

  1. Deklaratën e kandidaturës
  2. Kopjen e letërnjoftimit
  3. Kopjen e kartelës së anëtarësisë
  4. Listën me nënshkrime

Secili kandidat që merr formularin e kandidaturës, duhet të marrë edhe listën me kriteret për vlerësimin e kandidatëve.

Këto forma të dokumenteve i gjeni në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.

Marketing

Më Shumë

Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i...

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Lajmet e Fundit