Shorter – Cheese, duel i yjeve në gjysmëfinale të Play-off-it

Gjysmëfinalja e “Play-off”-it në ProCredit Superligë mes Bashkimit dhe Borës ka prodhuar një nga duelet më të forta individuale të sezonit, ku Shannon Shorter dhe Tyler Cheese kanë qenë protagonistët kryesorë të serisë.

Dyshja amerikane ka dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme në katër ndeshjet gjysmëfinale, duke mbajtur rivalitetin të hapur deri në fund dhe duke e bërë serinë një nga më dramatiket e viteve të fundit në basketbollin kosovar, raporton PrizrenPress.

Statistikat e dyshes në seri:

Gjysmëfinalja 1
• Shannon Shorter – 28 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
• Tyler Cheese – 17 pikë, 2 kërcime, 4 asistime

Gjysmëfinalja 2
• Tyler Cheese – 19 pikë, 4 kërcime, 4 asistime
• Shannon Shorter – 19 pikë, 3 kërcime, 2 asistime

Gjysmëfinalja 3
• Shannon Shorter – 23 pikë, 6 kërcime, 1 asistim
• Tyler Cheese – 13 pikë, 4 kërcime, 2 asistime

Gjysmëfinalja 4
• Tyler Cheese – 27 pikë, 8 kërcime, 3 asistime
• Shannon Shorter – 30 pikë, 5 kërcime, 5 asistime

Të dy lojtarët kanë qenë liderë të skuadrave të tyre në momente vendimtare, duke mbajtur gjysmëfinalen plotësisht të hapur deri në ndeshjen vendimtare.

Njëri prej tyre do të shkojë në finale, ndërsa tjetri do të mbyllë një seri spektakolare individuale./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit