Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është bërë tradicional në basketbollin kosovar.

Dy skuadrat u ndeshën edhe sezonin e kaluar në finale, ku mitrovicasit triumfuan me rezultat 4:2 në seri. Po ashtu, Trepça ka dalë fituese edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës ndaj Bashkimit.

Finalet nisin të dielën në Mitrovicë, ndërsa kampion shpallet skuadra që arrin katër fitore, raporton PrizrenPress.

Orari i finaleve:

Finalja I – 10.05.2026 (E diel)
Trepça – Bashkimi

Finalja II – 13.05.2026 (E mërkurë)
Trepça – Bashkimi

Finalja III – 17.05.2026 (E diel)
Bashkimi – Trepça

Finalja IV – 20.05.2026 (E mërkurë)
Bashkimi – Trepça

Finalja V – 24.05.2026 (E diel)
Trepça – Bashkimi

Finalja VI – 27.05.2026 (E mërkurë)
Bashkimi – Trepça

Finalja VII – 31.05.2026 (E diel)
Trepça – Bashkimi

Pritet një tjetër seri finale me rivalitet të madh dhe atmosferë të zjarrtë në të dy qytetet./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit