Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve “Enduro Meeting Pashtriku 2026”, një aktivitet që bashkon pasionantët e motorëve, ATV-ve dhe automjeteve off-road 4×4.

Ky aktivitet organizohet nga Klubi i Motoristëve “Enduro Pashtriku”, me mbështetjen e OVL-UÇK – Dega Has, raporton PrizrenPress.

Sipas organizatorëve, qëllimi i ngjarjes është promovimi i sporteve motorike dhe eksplorimi i terreneve malore të Hasit, duke ofruar shtigje të dedikuara për kategori të ndryshme mjetesh dhe një përvojë sfiduese në natyrë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperienca, të eksplorojnë terrene të reja dhe të forcojnë komunitetin e tyre të pasionantëve të enduros.

Nisja e aktivitetit do të bëhet nga Zyra e OVL-UÇK në Deda, Has, ndërsa itinerari përfshin shtigje të përgatitura për motorë, ATV dhe automjete 4×4.

“Mos e humb këtë mundësi për të qenë pjesë e një dite plot energji, emocion dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ngjarja zhvillohet për herë të parë dhe synon të shndërrohet në një traditë të re sportive në rajon./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit