Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në zgjedhjet e 7 qershorit.
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
“Vendimi ka ardhur pas një reflektimi të gjatë dhe nuk ka qenë i lehtë, duke kujtuar përvojat dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë proceseve të kaluara zgjedhore”, shkruan ajo në Facebook.
Veselaj-Gutaj e sheh shqetësim mënyrën e zhvillimit të proceseve zgjedhore, duke përmendur çështje që lidhen me transparencën, drejtësinë dhe ruajtjen e vullnetit të qytetarëve.
“Demokracia nuk përcaktohet vetëm nga fitorja ose humbja. Ajo përcaktohet nga guximi i qytetarëve për të marrë pjesë, për të folur dhe për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse”.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos heqin dorë nga pjesëmarrja në jetën demokratike, duke kërkuar mbrojtjen e votës dhe të lirive demokratike.
Veselaj-Gutaj tregon se do të mbetet e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe angazhimit publik.
Ajo falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë ndër vite, duke shtuar se e ardhmja e demokracisë mbetet në duart e qytetarëve.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
