Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren.

Sipas njoftimit, lidhjet ilegale dëmtojnë rrjetin furnizues, shkaktojnë humbje të ujit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin e rregullt të konsumatorëve që i kryejnë obligimet e tyre.

Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle intensive në terren dhe se ndaj shkelësve do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin.

“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ do të vazhdojë kontrollet intensive në teren dhe ndaj të gjithë shkelësve do të ndërmerren masat konform ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të keqpërdorimit të ujit apo lidhjeve ilegale. /Telegrafi/

Më Shumë

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Lajmet e Fundit