Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush Elshani.

Gjatë takimit të djeshëm u raportua për rastet e pickimeve nga rriqrat në territorin e komunës, si dhe u diskutua për përgatitjet dhe organizimin e procesit të spërkatjes së zonave endemike.

“Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe repelimi i kafshëve dhe masat parandaluese që po ndërmerren në bashkëpunim me institucionet relevante”, thuhet në njoftimin e komunës, raporton PrizrenPress.

“Sipas raportimeve nga terreni, gjendja aktuale paraqitet e qetë dhe stabile”, thuhet më tej.

Shtabi ka publikuar edhe orarin e spërkatjes selektive në zonat e përcaktuara, me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK).

Institucionet komunale mbeten të angazhuara në monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave preventive për mbrojtjen e shëndetit publik./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit