Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi publik, Berisha ka deklaruar se fillimisht kishte vendosur të mos marrë pjesë në këto zgjedhje për arsye personale dhe politike.

“Në zgjedhjet e 7 qershorit pata vendosur të mos marr pjesë për dy arsye: e para është personale dhe një pjesë prej jush e dini, ndërsa e dyta është se këto zgjedhje i shoh si gjysmëfinale të një finaleje politike që pritet të mbahet në vjeshtë”, ka shkruar Berisha, raporton PrizrenPress.

Ai ka thënë se zhvillimet politike të fundit dhe, sipas tij, sulmet ndaj UÇK-së dhe eksponentëve të saj, e kanë shtyrë të dalë me një qëndrim publik në mbështetje të Haradinajt.

“Duke parë se mbeturinat e Serbisë që kanë mbetur në Kosovë, e që jo rastësisht janë strehuar në sektin politik të Albin Kurtit, po bëjnë çmos për degradimin e UÇK-së dhe të eksponentëve të saj e veqanarisht familjen Haradinaj, e shoh të nevojshme të bëj një thirrje publike”, është shprehur ai.

Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të votojnë për Haradinajn në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Ata që besojn në qëndrimet e mija, ju ftoj që më 7 qershor ta mbështesni Ramush Haradinaj, i cili është vënë në fokus të sulmeve dhe linçimeve me narrativë serbe”, ka deklaruar Berisha.

Në fund të reagimit të tij, ai ka ngritur edhe një pyetje politike lidhur me, siç ka thënë, raportin e kundërshtarëve të UÇK-së me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Pse të gjithë ata që UÇK-së, eksponentët e saj dhe luftën për liri, që e shohin me dioptrinë e Serbisë, janë strehuar nën ombrellën politike të Albin Kurtit!?”, ka shkruar kryetari i BDP-së, Zafir Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit