Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më 23 maj 2026 në Notwill të Zvicrës.

Ky kompeticion konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin ndërkombëtar të atletikës paraolimpike dhe mbledh atletë nga shumë vende të botës. Në këtë edicion marrin pjesë 454 atletë nga 58 shtete, prej tyre 297 meshkuj dhe 157 femra.

Bytyqi do të garojë në disiplinat 400 dhe 800 metra, me synimin për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të prezantuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare sportive.

Në Zvicër, atletin malishevas po e përcjell nga afër edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, Teuta Miftari-Mazreku.

Përfaqësimi i Kosovës në këtë Grand Prix vlerësohet me rëndësi të veçantë për promovimin e sportit paraolimpik dhe fuqizimin e atletëve kosovarë në skenën botërore. Garat pritet të karakterizohen nga konkurrencë e fortë dhe performanca të nivelit të lartë nga atletët pjesëmarrës./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!


https://prizrenpress.com/shiten-5-banesa-ne-prizren-pagese-me-keste/

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Lajmet e Fundit