Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, raporton Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, menaxheri i qendrës sportive, Edon Godeni, ka raportuar në Polici se përmes kamerave të sigurisë kishte vërejtur disa tifozë të grupit “Arpagjikt” duke hipur mbi pjesë të objektit dhe duke shkaktuar dëme materiale.

Dyshohet se gjatë incidentit janë thyer disa poqa elektrikë, ndërsa janë shkaktuar edhe dëmtime tjera në ambientet e palestrës sportive.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa Policia ka nisur procedurat hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në demolimin e inventarit të palestrës.
Rasti është iniciuar si “Dëmtim prone”./Sinjali/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
