2.5 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Profesorët në fakultet, s’i në bahçe t’babës!

Fakulteti i Edukimit ne prishtineBegzat Baliu, profesor i Gjuhës Shqipe dhe Eda Vula, profesoreshë e Matematikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, janë bërë shumë të njohur për të gjithë studentët e këtij fakulteti. Jo se mungojnë në provime, por për shkak se janë të njohur për shtyrjen e tyre për disa herë. Për të mos mjaftuar kjo, këta dy profesorë tregohen të ‘fuqishëm’ para studentëve edhe gjatë provimeve duke i rrëzuar ata nga provimi. Po ashtu studentët kanë ankesa edhe për mos-marrjen parasysh të ankesave të studentëve nga ana e këtyre dy profesorëve.

Albulena G. studente e vitit të parë në këtë fakultet, thotë se profesori Begzat Baliu, disa herë ua ka shtyrë provimin në lëndën Gjuha Shqipe, pa i njoftuar studentët paraprakisht. Sipas saj, kjo shtyrje e provimeve u ka shkaktuar probleme studentëve, në provimet që i kanë pasur në lëndët tjera. “Profesori Begzat, e ka shtyrë disa herë provimin, madje edhe neve si studentë na ka hutuar pasi i ka ndryshua provimet. Kjo pasi kur kemi hy në provim, profesori na ka thënë se ata që e kanë paraqitur provimin në Gjuhën Shqipe, nuk do të mund të hyjnë në provim këtë ditë, por do të hyjnë të enjten, me datën: 06.02.2014”, ka thënë ajo. Sipas saj, në ditën tjetër kur kanë shkuar në provim, prapë profesori nuk i ka lejuar të hyjnë në provim me arsyetimin se atë ditë kanë provim një grup tjetër. “Profesori na ka thënë se ne do të hynim në provim të nesërmen në ora 8:00. E të nesërmen kur kemi hy në provim kemi kuptuar se provimi është i semestrit të dytë dhe me një libër tjetër, e jo me librin nga i cili kanë mësuar gjatë gjithë semestrit. Pra ne i jemi nënshtruar një provimi të semestrit të dytë, e jo të semestrit të parë”, ka thënë ajo. Përveç shtyrjes së provimeve, kjo studente kritikon profesorin Baliu edhe për mos-marrje parasysh të ankesave të studentëve. “Nëse kërkojmë sqarim nga ai në lidhje me shtyrje të provimit apo diçka tjetër, ai na urdhëron të dalim jashtë nga salla ku mbahet provimi”, ka shtuar ajo.

Mirëpo kjo është mohuar nga profesori Begzat Baliu. Ai ka thënë për gazetën se asnjëherë nuk ka ndodhur që t’i shtyjë provimet, ashtu siç pretendojnë studentët. “Në pesë vjetët e fundit nuk e mbaj mend të kem shtyrë ndonjë provim. Mund të këtë ndodhë që ka qenë ndonjë festë, përndryshe asnjëherë nuk i kam shtyrë provimet”, ka thënë profesori Baliu. Ai ka shtuar se për dallim nga vitet e tjera, këtë vit ka qenë më dorëlirë në dhënien e notave. “Këtë vit i kam dhënë tridhjetë, dhjetëshe, sepse studentët kanë qenë shumë të mirë. Moti nuk ka ndodhur të jap kaq shumë dhjetëshe”, ka thënë Baliu.

Për shtyrje të afatit të provimeve, studentët ankohen edhe për profesoreshën e Matematikës, Eda Vula. Studentes Egzona B. i është dashur disa herë të udhëtojë rreth 40 kilometra për të hyrë në provim te kjo profesoreshë, për shkak të shtyrjes disa herë të provimit. “Asnjëherë nuk na ka njoftuar më herët për shtyrje të provimit, por për këtë jemi njoftuar vetëm në ditën kur është dashur të mbahej provimi”, ka thënë ajo. Kjo studentet nuk ka pranuar të flasë më emër e mbiemër të plotë, nga fika se profesoresha mund t’i hakmerret në provim. Ajo ka shtuar se disa herë është nisur të bëjë ankesë te dekani i fakulteti për këtë shtyrje të provimit, por është frikësuar se ankesa e saj nuk do të merrej parasysh. Gazeta ka provuar të kontaktojnë me profesoreshën, Eda Vula, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Por, dekani i këtij fakulteti, Et’hem Çeku, ka dalë në mbrojtjet të këtyre dy profesorëve. Ai ka thënë se këta dy profesorë janë me të rregullt në mbajtjen e provimeve. “Absolutisht nuk e kam asnjë ankesë nga ana e studentëve as gojore e as të shkruar se këta dy profesorë e kanë shtyrë çoftë edhe për gjysmë ore provimin. Këta dy janë ndër profesorët më të rregullt dhe nuk ka ndodhur asnjëherë shtyrja e provimit nga ana e tyre”, ka thënë Çeku. Ai është zotuar se nëse vetëm një provim është shtyrë në këtë fakultet, atëherë profesorët do të kalojnë në komisionin disiplinor./tribuna/

Më Shumë

Totaj raporton për punën njëvjeçare, veçon gjithëpërfshirjen dhe përmbushjen e kritereve për Grantin e Performancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të hënën ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarët, me ç’rast para të pranishmëve ka raportuar...

Në Prizren u përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton se në Doku Kino në Prizren, u promovua videoklipi "Romani Sofra - Sofra Rome", projekt i...

Lajmet e Fundit